Kryetari i LDK-së, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, si Anëtar Nderi, ka marrë pjesë sot në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë.
“Jam i nderuar që në pozitën e Anëtarit të Nderit, sot isha pjesë e panelit në konferencën përmbyllse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë
Artisti britanik i fotografisë, James Biggs, pas një aksidenti humbi shikimin. Pas kësaj, ai e ngjyrosi në të bardhë shkopin e tij të cilin e përdorte për të gjetur rrugën. Me këtë ai synonte që ta mbronte veten duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
Me këtë filloi edhe përdorimi i shkopit apo mbajtja e shkopit të bardhë nga personat e verbër.
Me kalimin e kohës shkopi i bardhë u shndërrua në shenjë dalluese për personat e verbër. Ky shkop në vitin 1931 për herë të parë u njoh si simbol i “Javës së të Verbërve”, të organizuar nga Organizata e të Verbërve të Francës.
Në botë çdo vit java e dytë e muajit tetor, pra në datat 15-22 jtetor shënohet si “Java e Shkopit të Bardhë të të Verbërve’.
I kujtova komunitetit të të verbërve që nga koha kur isha deputet, isha edhe anëtar i komisionit, për hartimin e Ligjut 04/L-092 Ligj për të Verbërit dhe me të pamur të dobësuar. Ligj i cili filloi të zbatohet që nga viti 2013, por fatkeqsisht Neni 7 i këtij ligji nuk gjen vend për zbatim nga Qeverija aktuale.
Kam punuar ngusht me Shoqatën e të Verbërve dhe Handikos-in sa isha Kryetar i Komunës së Gjilanit. Së bashku me Bajramin e Fatmirin, përfaqësues legjitim, me shumë vullnet mirëpritën edhe hapjen e shoqatës Down Sindrome Kosova-Dega në Gjilan, Koordinatore e së cilë ishte znj. Almedina Morina, e cila zyrtarisht pati filluar punën më 4 mars 2019”-, tha Lutfi Haziri në takim. /2LONLINE/