Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në takimin me zyrtarin e lartë Gzim Idrizi nga Kolegji Ndërkombëtarë i Biznesit në Mitrovicë IBCM që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasadat e Suedisë, Zvicrës, Luksemburgut etj, kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fusha të ndryshme në shërbim të studentëve që kanë ide dhe angazhim ne programe inovative.
Në fjalën e tij kryetari Haziri shprehu interesimin për aktivitetin e kolegjit i cili funksionon sipas standardeve dhe praktikave Evropiane, që nga akreditimi, i cili bëhet nga Evalag-u Gjerman dhe Agjencioni Kosovare i Akreditimit, e deri te praktikat më të mira që mund të përdoren në jetën e përditshme dhe në shërbim të studentëve.
Në takim u theksuan të arriturat e kolegjit në edukimin cilësor dhe sukseset e studentëve, gjë për të cilën kryetari shprehu përkrahjen e maksimale ndaj këtij Kolegji që funksionon në Republikën e Kosovës.