“Logjika e mirëmbajtjes së pastërtirsë së fshatit Dobërçan nga ana e banorëve, është logjikë e Zvicrës. Bashkatdhetarët tanë nga ky fshat dhe prej krejt komunës sonë janë heronjtë tanë të gjallë. Pa mbështetjen e tyre, ne nuk do të ishim këtu ku jemi”.
Kështu ka thënë Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit edhe për një mandat, gjatë takimit me strukturat e LDK’së në Dobërçan, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ai i falënderoi ata për punën e madhe në terren, duke thënë se janë shembull i mirë i organizimit dhe i punës në të gjitha aspektet, përderisa mori propozimet e tyre për investime gjatë mandatit të ri qeverisës.
Ndërkaq, Naser Arifi, kryetar i nëndegës atje, ka numëruar punët e hajrit të kësaj qeverisje në Dobërçan.
“Qeveria e udhëhur nga kryetari Haziri për këtë mandat ka investuar jashtëzakonisht shumë në infrastrukturë, përfshirë asfaltimin i rrugës së vjetër, asfaltimin e rrugës së Moravës në drejtim të Pogragjës, rruga ka mulliri i vjetër, asfaltimi i rrugëve në pjesën qendrore të fshatit, shtruarja me zhavor të rrugës prej lagjes Bunjakëve deri në Capar etj. Ndërsa, projektet dhe kërkesat tona janë, ndërtimi rrugës për Pogragjë, i Urës së Moravës, tre rrugica dhe rrugët e arave”, tha Arifi.
Kryetari Haziri ka garantuar dobërçanasit se këto kërkesa do t’i fus në program dhe do të implementohen gjatë mandatit të ri, thuhet në komunikatën e LDK-së.