Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërgruar një telegram ngushëllimi familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Vokrri,
Të nderuar bashkëpunëtorë të Federatës së Futbollit të Kosovës,
Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të presidentit të FFK-së, legjendës së futbollit dhe mikut tim, Fadil Vokrri.
Fadilin e deshëm, i kënduam e ishim gjithmonë me të sepse na bënte krenarë me lojën brilante e golat që tundën zemrat tona.
Fadili, ishte kampion edhe si president i FFK’së, duke e bërë përfaqësuesin më të besueshëm në UEFA e FIFA si një super diplomat e super njeri.
Lamtumirë, miku im. Do të vazhdojmë të duam e të këndojmë përjetë!”, thuhet në telegram.