Kreu i komunës së Gjilanit dhe i LDK-së në këtë komunë, njëherësh ish kandidat edhe për postin e të parit të LDK-së në nivel vendi, Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij në facebook. ka uruar sërish kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun, ndërkohë që ka potencuar se LDK-ja është standard e shkollë politike.
“Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar Haziri.
Ja postimi i plotë i Hazirit:
Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.
LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.
Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!