Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka filluar vitën nëpër bizneset gjilanase. Një vizitë të tillë e ka realizuar sot në kompaninë ndërtimore “H Projekt”, e cila e ka nisur këtë biznes në vitin 2014.
Pronari i kësaj kompanie, Agron Haliti, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që i ka bërë bizneseve gjilanase, duke thënë se falë lehtësirave fiskale që i ka ofruar Komuna, sot kompania e tij ka 60 punëtorë dhe operon suksesshëm.
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, është shprehur se krijimi i lehtësirave fiskale për bizneset ka qenë premtim i tij në vitin 2013 dhe ndihet shumë krenar që ka arritur të realizoj.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë që ky është veç njëri nga bizeset e shumëta të Gjilanit, i cili falë krijimit të mundësive më të mira që ka ofruar Komuna, është storie e suksesit, duke punësuar 60 gjilanas, e që i bie se 60 familje sot jetojnë më mirë. Nuk e kam thënë rastësisht se ai që krijon sot vende punë, është hero i gjallë i ditëve të some. Prandaj, krijimi i lehtësirave fiskale do të vazhdoj edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës”, tha Haziri.
sponsorizuar nga LDK