Kryetari aktual dhe ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë kompanisë së prodhimit të ujit “Dea”, ka thënë se kjo kompani është storie e suksesit në Gjilan.
Ai tha se ndihet jashtëzakonisht mirë uji “Dea” eksportohet në masë të madhe jashtë vendit, ndërkaq e ka falënderuar pronarin Mustafë Shala, për të cilin tha se ka ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik lokal, duke punësuar më shumë se 90 punëtorë.
Kryetari Haziri ka premtuar mbështetje dhe lehtësira fiskale për këtë dhe të gjitha bizneset e Gjilanit edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, pronari i “Dea” Mustafë Shala, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për vizitën dhe për klimën e mirë që e ka krijuar dhe garantuar për funksionimin sa më të lehtë të kompanive gjilanase.