Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se Presidentja e Republikës, mund ta ushtrojë detyrën e vetë kushtetuese, duke mos i dërguar gjithmonë rastet në Gjykatë. Haziri, duke komentuar gjithë situatën e fundit politike në vend, ka thënë në emisionin “Click” se sipas të gjitha gjasave, pritet që Kushetetuesja të marrë shpejt një vendim.
“Presidentja e Republikës duhet ta ushtrojë detyrën e vet kushtetuese dhe jo përherë ti dërgojë rastet në Gjykatë”, ka thënë Haziri.
“Mendoj se koha është në favor të realizimit të këtij rasti.Kërkesa e z. Haradinaj ka të bëjë me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Haziri.
“Gjykata Kushtetuese me vetë faktin se ka reaguar shumë shpejt, duke kthyer kërkesën tek palët që mund të përfshihen në pyetësorin apo në kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, tregon se procesi po zhvillohet shumë shpejt. Reagimi i ambasadorës, ka qenë i pritur që duhet të ketë durim deri në një vendim të Gjykatës”, ka thënë Haziri.