Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka vlerësuar lartë aktivitetet që ishin në kuadër të manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit”, duke thënë se kështu është dëshmuar se Gjilani është kryeqytet kulturor i shqiptarëve. Ndërsa nuk ka munguar as sarkazma nga ana e tij, për kritikuesit dhe ata që nuk e ndajnë të njëjtin mendim me të, duke i “ngushëlluar” që nuk e kanë gjetur vetën e tyre në këtë sukses.
Ai postimit të tij ia ka bashkangjitur një fotografi nga një prej aktiviteteve e që ishte “Fest Flaka”
Ja postim i tij i plotë në profili ne tij në Facebook:
“Tre javë. Dhjetëra aktivitete në nderim të heronjve, dëshmorëve e martirëve. Mbi 6 mijë artdashës morën pjesë. U dëshmua sërish epiteti i Gjilanit – Kryeqytet kulturor i shqiptarëve. Ngushëllime juve që nuk e gjeni vetën në këtë sukses! LH”