“28 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të Anamoravës, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan.
Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije për çështje të arsimit i presidentit Rugova, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë për vendin. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/