“Mos përfshirja e Akademisë përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” , edhe këtë vit është bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan.
Haziri, që është edhe nënkryetar i këtij subjekti në qendër, ka thënë se administratori i tyre në Gjilan është vetëm një marionetë.
“Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike. Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirënjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe respekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet”, ka thënë tutje haziri i LDK-së.
Ai shtoi se gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje Dr Ibrahim Rugovën. /2LONLINE/.