“As këtë vit e për faqe të zezë, Komuna e Gjilanit nuk e ka shënuar në asnjë formë 4 janarin, Ditën Botërore të Alfabetit të Braille. Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës për respektimin e ditëve të veçanta kalendarike të personave me aftësi të kufizuara, institucionet lokale të udhëhequra nga z. Hyseni, shpërfaqën edhe njëherë arrogancën ndaj këtij komuniteti duke injoruar aktivitetin e tyre”, thuhet në një reagim të drejtuesve të LDK-së së Gjilanit.
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë personat e verbër për këtë ditë, veçanërisht, siç u shpreh ai: “Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Dega në Gjilan, mikun e tij, Bajram Spahiu, për këtë ditë të rëndësishme për komunitetin”.
“Barazi për të gjithë sepse Zoti na ka falë të barabartë. Pa dyshim që mund të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëjtë”, tha Haziri i LDK-së.
Ndryshe, 4 Janari shënohet si Dita Botërore e Shkrimit Braille e cila përkon me datën e lindjes së Luis Braille 4, janar 1809 krijuesi i këtij sistemi shkrim për personat e verbër. /2LONLINE/