Telegram ngushëllimi
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri i ka derguar telegram ngushëllimi familjes Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare e humanistit të madh, Mustafë Jashari.
E nderuar familje Jashari,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, të veprimtarit të çëshjtes kombëtare, humanistit të madh dhe bashkëqytetarit tonë shumë të respektaur, Mustafë Jashari.
Mustafa ishte një njeri i urtë, i vendosur, ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor, mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin ta gëzojnë miqësinë e tij.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur, i shpreh ngushëllime familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën!
Dhe sot duke e ditur se ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen, vendin si dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet dhe veprat e mikut tim, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë, dhe ne do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë.
Unë lutem që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar!
Lamtumirë, miku im i dashur!