Ka nisur sot faza e parë e testit PISA 2018, ku 168 nënës të tetë shkollave të Gjilanit do të provojnë dijen e tyre.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka vizituar drejtuesit e shkollave parapakisht, është shprehur i bindur që sivjet do të nxënësit do të dalin shumë më mirë në këtë test, falë punës dhe angazhimit të madh të Komunës dhe drejtorëve të shkollave.
“Unë besoj shumë që nxënësit e Gjilanit, në fazën e parë dhe në të dytën do të dëshmojnë arritjen e mësimnxënies. Kjo është pasqyrë edhe e punës së Komunës dhe drejtorëve të shkollave. Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes. Iu uroj suksese nxënësve duke shpresuar në rezultat të mirë”, tha Haziri.
Drejtoresha Komunale e Arsimit, Majlinda Marku Hoxha, ka njoftuar se ka më shumë se tre muaj që DKA është duke u përgatitu për këtë test të rëndëshëm.
“Ka 3 muaj që DKA, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe koordinatorët, i kanë përgatitur nxënësit në fushat e caktuara në mënyrë që të dalim sa më mirë në këtë test. Besojmë që në këtë vit nxënësit tanë do të dalin me rezultat shumë më të mirë se në vitin 2015. E falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në vazhdimësi për arsimin”, tha Marku Hoxha.
Ndërkohë, faza e dytë e testit PISA do të mbahet më 23 prill, të cilit i nënshtrohen 252 nxënës të gjashtë shkollave të Gjilanit.