Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me investues gjerman, të cilët janë investitorë potencial për zhvillimin e prodhimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’, të cilët janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.
Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, ka thënë se investimet e huaja mundësojnë një zhvillim ekonomik dhe ndikojnë në rritjen e të punësuarve në vend, që është interesi më i madh për zbutjen e papunësisë së madhe që është tani.
Njëkohësisht Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit për krijimin e kushteve që investimi të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë i koncentruar në Komunën e Gjilanit, sepse ka profesionistë të fushës dhe ka hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e çfardo biznesi.
“Gjilani ka fuqinw punwtore, ka profesionalizwm dhe nevojiten investime tw cilat ngritin zhvillimin ekonomik. Ka fusha tw shumta nw tw cilat mund tw investohet, qw nga fusha e bujqwsisw, e deri te pwrpunimi I drurit apo pwrpunime tw tjera.
E nga ana e tij investitori gjerman Dr. Axel Eckart, i cili është udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin ne fusha te ndryshme, ka potencuar se Gjilani është një qendër e cila është urë lidhëse e fuqishme dhe një potencial i mundshëm për invesim dhe ndërtim të afarizmit. Njëkohësisht ai ka dhënë sinjalet positive për fillimin konkret të investimit, sepse sipas tyre fuqia punëtore dhe profesionale ekziston, lënda e parë gjithashtu dhe tregu sipas tyre në shumicë është i dedikuar për eksportim të produkteve në BE por edhe vendor.