DYLON

Premtohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve të sigurisë

Premtohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve të sigurisë
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Prokurorisë Themelore dhe Drejtorisë së Stacionit Rajonal në Gjilan, kanë mbajtur një takim të premten, për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave mes këtyre institucioneve.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi fillimisht ka falënderuar drejtuesit e Prokurorisë dhe komandantët e gjitha stacioneve policore në regjionin e Gjilanit për bashkëpunimin e deritashëm.

I pari i Gjykatës ka kërkuar që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë, në mënyrë që qytetari të ndihet i sigurt në këtë regjion, me theks të veçantë ka përmendur dukurinë e dhunës në familje, duke shtuar se kjo çështje është marr seriozisht dhe është caktuar një gjyqtar për trajtimin e këtyre lëndëve.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka qenë edhe nikoqir i këtij takimi, ka thënë se edhe institucioni që ai drejton ka ndërmarr hapat në këtë drejtim, duke caktuar dy prokurorë për rastet e dhunës në familje.

Ndërkohë Komandanti i Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor në Gjilan, Remzi Azemi ka përmendur si dukuri shqetësuese përdorimin e substancave narkotike tek të rinjtë, si dhe veprën penale të “grabitjes”, që kohët e fundit janë rritur dukshëm rastet e tilla.

Dakordim i të gjithëve ishte që me një koordinim më të mirë mes institucioneve rezultatet do të jenë edhe më të mira në fushën e sigurisë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.