DYLON

DKA bashkë me Shkollat e Mesme nuk guxojnë të vendosin në përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, ofertues për ekskurzion

DKA bashkë me Shkollat e Mesme nuk guxojnë të vendosin në përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, ofertues për ekskurzion
Avatar photo Redaksia

Të hënën që shkoi, shkollat kanë hapur ofertat e Agjencive për tenderët e shpallur nga shkollat e mesme të Gjilanit; Gjimnazi “Z.Handini”, gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, SH.M.E “Marin Barleti”, Sh.M.Mjeksi “Asllan Elezi”, SH.M.T “Memet Isai”, SH.M. Arteve Pamore “Adem Kastrati”, SH.M. Muzikës, si dhe ajo e Bujqësisë ” Arbëria”.

Shkruan: Shefik Surdulli / Këshilltar komuna, nga PDK Gjilan/

Prej atëherë, shkollat akoma nuk i kanë shpallur përfituesit, për shkak të përzierjes së autoritetit të Komunës, ngase kryetari Haziri ka të preferuarit e tij, brenda ofertuesve, siç kishte vepruar edhe vitin e kaluar, duke u dhënë tenderin vetëm dy operatorëve, njerëz të tij familjar përkatësisht “tagërdhënës”.

EkoHigjiena

Kështu kanë shfaqur dyshimet e tyre ofertuesit serioz e të përgjegjshëm, që kanë konkuruar në këto tender, duke iu referuar përvojës së vitit të kaluar, vonesave dhe jotransparencën që po ndodhë më shpalljen e përfituesve të këtyre tenderëve, edhe këtë vit.

Për hirë të korrektësisë dhe transparencës sonë, po ia paraqesim publikut edhe Agjencitë konkuruese:
A.T. “PËRPARIMI”, Gjilan; A.T. “SHKËNDIJA TRAVEL”, Gjilan; AT. “VIKTORIA”, Gjjlan; AT. “ALBA TOURS”, Gjilan; AT. “OCEANIA”, AT. “MOREA”. Nga këta ofertues, ka edhe të tillë që dyshohet se nuk janë të akredituara dhe as pa seli madje.

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 2/2016, neni 11. Pika 2.12.3, hapjen e ofertave dhe përzgjedhjen e operatorit për ekskurzion të nxënësve, në këtë rast, e bënë komisioni prej 3 anëtarësh, ku bëjnë pjesë: një përfaqësues i autorizuar nga DKA, kryetari (ose një përfaqësues tjetër) i Këshillit Drejtues të Shkollës dhe drejtori i shkollës.

Prandaj, duke e parë ktë vonesë të përcjellë me jotrasparencë nga autoriteti vendimmarrës, edhe kësaj herë ka indikacione të ndikimeve nga autoriteti më i lartë i komunës – kryetari Lutfi Haziri, duke i privuar në këtë rast autoritetet shkollore për të vendosur sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në komunikimin tim zyrtar (përmes celularit) me drejtorin e DKA z. Nazim Gagica, lidhur me këtë çështje, ai ka deklaruar se shpallja e përfituesve, do të bëhet javën e ardhshme, nga e hëna (më 17 shtator 2018). Ndërkaq, dihet se, sipas tenderit, disa shkolla duhet të fillojnë ekskurzionin po nga kjo ditë, më data 17 shtator.

Megjithate, marifetin e kësaj pune do ta shohim deri atëherë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.