(2L ONLINE) – Gjilanasit po e nënshkruajnë peticionin për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe edhe kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë thirrje atyre ta nënshkruajnë peticionin në fjalë.
“Ne vepruam, nënshkruam peticionin për drejtësi ndërkombëtare për femrat e dhunuara në luftë. Pa vendosjen e drejtësisë në vendin e saj, nuk mund të ketë rehati, qetësi dhe nuk mund të ketë drejtësi përfundimisht. Nga dje trendi i nënshkrimit të peticionit ka nisur të rritet nga momenti në moment. Solidariteti në Gjilan është jashtëzakonisht i madh dhe kërkesa për vendosje të drejtësisë është kërkesa kryesore. Vepro edhe Ti nënshkruaj peticionin nga 14 korriku deri 18 korrik para Teatrit të Qytetit”, thotë Haziri /2L ONLINE/