Familja e bashkatdhetarit nga Zvicra, Flamur Bunjakut, përmes një organizimi të një ndeje madhështore me kryefamiljarët e qendrës së qytetit, i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatit të LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Punët e qeverisjes së Lutës janë më të mëdha se të të gjitha qeverive të pasluftës, thanë përfaqsuesit e familjes Bunjaku.
“Faleminderit shumë prej Fatmirit e Flamurit, axhës Sabri e tetës Rukije dhe krejt familjes Bunjaku për këtë mbrëmje madhështore, të cilët më nderuan me përkrahjen e fuqishme”, tha Haziri, për të shtuar se ai do të jetë kujdestar i buxhetit të qeverisë për projektin e Autastradës dhe hyrje-daljeve të qytetit.
“Mbi të gjitha, do të jem kujdestar i buxhetit për projektin e Autastradës dhe hyrje-daljeve të qytetit dhe nuk ka qeveri që mund t’i ndalë këto projekte. Në dy vitet e ardhshme Gjilani do të ketë pamje krejt tjetër. Nga këtu, i ftoj të gjithë gjilanasit, gra e burra që nesër të manifestojmë politikisht në mënyrë madhështore, në tubimin qendror në ora 16:00”, shtoi Luta.
Në këtë mbrëmje ka folur edhe Valentina Bunjaku Rexhepi, deputete e Kuvendit, e cila ka kërkuar që këto ditë sa kanë mbetur, ta mbështesin në mënyrë masive Lutën dhe listën e LDK’së në garën e 22 tetorit.
sponsorizuar nga LDK