Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin familjar të organizuar nga kandidati i LDK-së, për Asamble Komunale, Fatmir Hoxha, ka falënderuar familjen Hoxha dhe familjet tjera të Cernicës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij.
“Si mik i familjes Hoxha dhe i shumë familjeve në Cernicë, kandidimi i Fatmirit për ne ka qenë nder, i cili, bashkë me kandidatët tanë, do t’i përfaqësojë më së miri interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal. Mbështetja e familjes Hoxha dhe e Cernicës na bën nder gjithmonë. Pjesën e punëve që na kanë mbetur, si zgjerimi i rrugës kryesore dhe kanalizimi, do të përfundojnë në mandatin e ri, ndërsa figura e kryengritësit të madh, Ramiz Cernica, do të skalitet në bronz, për t’i bërë roje lirisë së shqiptarëve. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, kandidati për Asamble i LDK-së, Fatmir Hoxha, ka thënë se pas kontakteve me shumë njerëz e grupe të interesit, deklarimi i përgjithshëm ka dal se jemi me fat që edhe kësaj radhe e kemi kandidat për kryetar, Lutfi Hazirin, i cili më 17 tetor do të zgjidhet më i votuari në Kosovë.
Në këtë tubim, në emër të familjes, kanë folur Sami Hoxha e Murat Hoxha, të cilët kanë thënë se kandidati Fatmir Hoxha është përfaqësuesit më i mirë i familjes së tyre në Asamblenë Komunale.
(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të hapur, sipas rregullave anti-COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/