“Mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin”, ka thënë në një reagim të tij, Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së, së Gjilanit.
Ai tha se “dallimi mes LDK-së dhe këtyre që po administrojnë është si nata me ditën”.
“Është e pafalshme se si e kanë degraduar investimin e qeverisë së Katarit në ambulanten e lagjes “Arbëria”, në të cilën marrin shërbime edhe disa fshatra përreth. Myku që e ka kapluar këtë qendër shëndetësore, në esencë tregon se sa e mykur është qeverisja e udhëhequr nga VV. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/