(2LONLINE – Kryetari Lutfi Haziri me stafin e tij është vendosur tek objekti i ish-gjykatë dhe siç bënë të ditur Zyra për informim, tash e tutje, qytetarët e Gjilanit që dëshirojnë ta takojnë kryetarin Haziri këtë mund ta bëjnë tek objekti në fjalë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pati premtuar në fushatën elektorale që objektin e deritanishëm, në të cilin ka qëndruar për gjashtë muaj, do ta lëshoj për Muzeun e qytetit.
Që nga marrja e mandatit, kryetari Haziri po i realizon premtimet e bëra në fushatë një nga një, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim. /2L ONLINE/