Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka përkujtuar 18 vjetorin e rënies të heroit të kombit Agim Ramadani, duek thënë se ai 18 vite më parë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve. “Sot e asaj dite, ai guri është inekzistent dhe formalisht Kosova e Shqipnia janë ba bashkë, që ishte edhe vizion i këtij kolosi të Karadakut dhe shokëve të tij”, ka shkruar Haziri.
Agim Ramadani, 18 vite më parë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve. Sot e asaj dite, ai guri është inekzistent dhe formalisht Kosova e Shqipnia janë ba bashkë, që ishte edhe vizion i këtij kolosi të Karadakut dhe shokëve të tij. Në këtë përvjetor, nuk ka mundësi me t’ikë strofa epike e Agimit, që gjithmonë m’ka rrënqethë qysh e ka mallkue vetën nëse e vrasin pa luftue. Agimi na ka lanë keq, por megjithatë, lavdi ndaj tij ka me qenë i përjetshëm. LH