Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi do të përballet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë
Tashmë është edhe zyrtare. Është konfirmuar meçi i radhës së boksierit të njohur shqiptar Haxhi Robin Krasniqi, shkruan albinfo.ch.
Boksieri shqiptar do të përballet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë.
Meçi i Robin Krasniqit me Abrahamin do të jetë meç kualifikues për titullin WBO të botës në kategorinë super të mesme. Krasniqi në renditjen e WBO mban pozitën e tretë e Abraham të dytën.
Ky meç pritet të jetë mjaft interesant duke parë cilësitë e dy boksierëve që pritet të dhurojnë një duel spektakolar.
BURIMI: albinfo.ch