/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Gjilan sot me 09 Korrik 2016 rreth orës 17:25 është informua se në Rrugën e “Kumanovës”, Lagja “Bregu i djegur” nê Gjilan, se një person i dyshimt është duke i sulmuar qytetarët me thikë ku veç njê vajzë e mitur ishte therur me thikë nga ky person i dyshimtë.
Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet reaguese tê policisë sē Kosovēs nga Stacioni Policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjegjë rastit dhe kan dalë nê vendin e ngjarjes, ku posa kanë arrit në vend ngjarje për të reaguar dhe parandaluar incidentin, personi i dyshuar në mënyrë të mshehur dhe tinzisht i ka sulmuar edhe zyrtartë policor.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime serioze nê pjesë të ndryshme të trupit ku si pasojë e goditjeve i shkaktohen plagë të rënda trupore në pjesët vitale të trupit si dhe ekstremitet e poshtëm të trupit: si në shpinë, durë, këmbë dhe disa pjes tjera tê trupit duke ja rrezikuar jetën e tij drejtpërdrejt dhe kolegut të tij në detyrë, nga goditjet me thikë nga ana e tê dyshuarit B.R. (1980), Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim nê Gjilan.
Hashani tha se sulmet e vazhdueshme nga ana e personit të dyshuar me mjet tê rrezikshêm vdekjeprures, kanë qenë të vazhdueshme, ku njëri nga zyrtarët policor ju ka rrezikuar jeta e tij drejtpërdrejt, kolegut të tij edhe përkundër që zyrtarët policor, pasi që i kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore, dhe shkathësitë fizike për ta parandalua sulmin vdekjeprues, dhe të atë çastëshëm nga ana e të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ështē detyruar në vetëmbrojtje të përdor armën zyrtare si zgjedhje e fundit për të shpëtuar jetëra. Si pasojë e përdorimit të armês, personi i dyshimti ka ndërrua jetë.
Sipas zëdhënësit Hashani, njêri nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës me lëndime të rënda trupore me urgjenc ëdhtë dërgua në QKUK nê Prishtinë, dhe jeta e tij është në rrezik. Po ashtu edhe vajza e mitur e moshës rreth njëmbëdhjet vjeqe ëdhtë dergua fillimisht në Qendrën Emergjente në Gjilanit, e me pastaj per shkak tê natyres sê plagëve u dergua po në QKUK në Prishtinë.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar për Obdukcion në Prishtinë.
Njesitet e Hetimeve Rajonale, Krimteknika, Hetuesit nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Prishtinë,Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor kanë dal në vendë tê ngjarjes, janë marrë deklarata nga dëshmitar okular nga ana e hetuesve Policor dhe janë duke e hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /2L ONLINE/