Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë se qytetarët tashmë janë të bindur se programi ynë, është ai i cili garanton një zhvillim shumë të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ja postimi i plotë:
Sonte për të bashkëbiseduar për programin ekonomik të koalicionit AAK-PSD ishim në fshatrat Bresalc, Ponesh e Zhegovc. Qytetarët tashmë janë të bindur se programi ynë, është ai i cili garanton një zhvillim shumë të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ata e mirëpritën idenë tonë për Fondin Zhvillimor.
Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë.
Voto 119 për 100 % zhvillim, 100 % shtet
Voto Ramush Haradinaj 1
Voto Bajram Hasani 31
esponsorizuar