/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i Kryesisë së Nismës për Kosovën ka shkruarn ë profilin e tij s duke e parë zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë mund të konkludojmë se edhe transformimi i FSK-së do të bëhet pjesë e pazareve me Listën Serbe që dirigjohet nga Beogradi. “Qeveritarët tanë çdo lëshim që i bëjnë Beogradit tentojnë tē na e paraqesin si të mirëqenë”, është shprehur Hasani.
Ja postimi i plotë i tij:
“Ka kohë që transformimi i FSK-së në ushtri ka mbetur i varur nga Lista Serbe. Duke e parë zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë mund të konkludojmë se edhe transformimi i FSK-së do të bëhet pjesë e pazareve me Listën Serbe që dirigjohet nga Beogradi. Qeveritarët tanë çdo lëshim që i bëjnë Beogradit tentojnë tē na e paraqesin si të mirëqenë. Flitet ditëve të fundit se kjo qeveri vetēm për t’i marrë votat e serbëve pēr marrëveshjen për demarkimin e kufirit po bën koncesione të dhimbshme në dëm të ushtrisë sē Kosovës dhe rrjedhimisht në dëm të të ardhmes së vendit. Ushtria e Kosovës po mbetet peng i procesve politike. Politikanët tanë po vazhdojnë me apo pa vetëdije të shtyjnë përpara agjendat e Beogradit. Po flitet që pavarësisht misionit kjo forcë do të mbetet me të njëjtin emër pra Forca e Sigurisë sē Kosovës (FSK). Serbia me këtë do të mundohet që para botës ta paraqesë këtë forcë si merret vetëm me raste të emergjencave” /2L ONLINE/