Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar pas 20 minutave takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshoj takimin, sepse Kurti, sipas tij, mbante ligjerata e nuk tregonte se përse “ka prishur raportet me Ameriken”.
Postimi i Haradinajt:
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.