Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Llashticës së Gjilanit në 25-vjetorin e saj.
Haradinaj ka thënë se armiku nuk kishte kursyer as foshnjën tri javëshe.
“Sikur regjionet tjera të Kosovës, edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut. Në përvjetorin e 25-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999. Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje historike.
“Kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje që e bënë kthesën e madhe historike. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë”, është shprehur Haradinaj. /2LONLINE/