Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.
Ai ka thënë se Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA.
“Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /2LONLINE/