Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka alavëdruar nazim Gagicën, kryetarin e degës së AAK-së në Gjilan, duke thënë se ai është njeri i përkushtuar ndaj punës, i dëshmuar edhe gjatë mandatit të tij kur ishte drejtor komunal.
Ndërsa shtoi se bashkë me Gagicën ndajnë shqetësimin e përbashkët për ndërprerjen e investimeve kapitale, që Gjilanin e bënë mjedis të papërfillshëm nga institucionet qendrore.
“Me Nazimin ndamë shqetësimin e përbashkët për ndërprerjen e investimeve kapitale, që Gjilanin e bënë mjedis të papërfillshëm nga institucionet qendrore. Magjistralet Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, në mungesë të mirëmbajtjes janë shndërruar në “rrugë të vdekjeve”, në të cilat çdo ditë ndodhin aksidente, ndërsa nuk ka asnjë përparim as në projektet shumë të rëndësishme si Autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë, zgjerimet e rrugëve lokale, projektet e ujit të pijshëm e impianteve”, ka shkruar haradinaj në profilin e tij.
Ja postimi i plotë
Aleanca në Gjilan, në zgjedhjet e brendshme para pak muajsh, me përkrahje masive ka zgjedhur në krye Nazim Gagicën.
Me Nazimin ndamë shqetësimin e përbashkët për ndërprerjen e investimeve kapitale, që Gjilanin e bënë mjedis të papërfillshëm nga institucionet qendrore. Magjistralet Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, në mungesë të mirëmbajtjes janë shndërruar në “rrugë të vdekjeve”, në të cilat çdo ditë ndodhin aksidente, ndërsa nuk ka asnjë përparim as në projektet shumë të rëndësishme si Autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë, zgjerimet e rrugëve lokale, projektet e ujit të pijshëm e impianteve.
Nazimi është njeri i përkushtuar ndaj punës, i dëshmuar edhe gjatë mandatit të tij si drejtor komunal dhe i dekoruar shumë herë për arritjet në detyrë. Ai rrethohet nga një ekip fitues, profesionistë të zot e qytetarë të ndershëm, ekip që reflekton mobilizim dhe rritje serioze të Aleancës në Gjilan.
Aleanca është gjithnjë pranë kërkesave të qytetarëve, avokuese për një Gjilan e Kosovë sa më të jetueshme, ku pushteti kryen punë e realizon projekte e nuk mashtron popullin me improvizime optike e demagogji financiare. /2LONLINE/