“Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri”, ka shkruar në profilin e tij, kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ja postimi i plotë:
Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.
Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes.
RH