Në Samitin e djeshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Londër, kryeministri(ja) e Serbisë, Ana Bërnabiq shfrytëzoi rastin që të bëjë propagandë në dëm të Kosovës, me rastin e arrestimit të pesë serbëve, të cilët u dërguan në gjykatë, për konsumimin e veprës penale të cenimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Sikur kryeministri i Kosovës, Ramush Haredinaj të mos kishte kompleksin (bishtin me derë) se e acaron Listën Srpska e cila po e mbanë në qeverinë e tij, ai ndaj kësaj propagande duhej të reagonte qetë, duke i kujtuar Bërnabiqit se Policia e Kosovës ka arrestuar disa qytetarë të Kosovës nën dyshimin e konsumimin e veprës penale dhe ata janë dërguar para gjykatës dhe se Policia e Kosovës nuk vret foshnje, fëmijë, gra dhe pleq sikurse policia dhe ushtria e Serbisë, nuk dhunon gra, nuk ju vë zjarrin dhe nuk i plaçkitë shtëpitë e serbëve.
Kryeministri i Kosovës e kishte rastin e artë në dorë që t’i bënte me dije Serbisë se edhe me kushtin e ndërprerjes se bisedimeve me Serbinë në Republikën e Kosovës do të funksionojë rendi dhe ligji dhe se Kosovës nuk i ngelet merak të bisedojë me përfaqësuesit politik të shtetit serb të cilët janë pjesë e hartimit dhe realizimit të politikave gjenocidale kundër popujve jo serb te Ballkanit.