Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se javët e para të vitit 2017 mund ta ndryshojnë dinamikën e ngjarjeve në vend. Ai ka thënë se ky ndryshim i dinamikës mund të çojë drejt shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur optimizëm për rezultatin që do të mund ta arrinte AAK-ja. Ai ka treguar se, sipas një hulumtimi, subjekti i tij gëzon përkrahjen e 15 për qind të elektoratit.
Haradinaj ka thënë se, nëse AKR-ja bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma, mundësia për t’i fituar zgjedhjet këto tri forca politike është më e madhe.
Për më tepër lexo në: Epoka e Re