Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Shaqiri nga Gjilani pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Irfan Shaqiri.
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se dashuria për atdheun dhe sfidat në shërbim të tij, e bënin profesor Irfanin të veçantë.
***
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kahershëm të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik, aktivistit dhe bashkëpunëtorit të devotshëm, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”, profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri.
Kisha nderin ta njoh nga afër profesorin e nderuar. Njeri i qetë, i edukuar, këshillues i mirë e me ide të artikuluara.
Dashuria për atdheun dhe sfidat në shërbim të tij, e bënin profesor Irfanin të veçantë.
Ngushëllime familjes Shaqiri, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën në çfardo rrethane profesorin.
Irfani u prehtë në paqe!