Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me organizatën “Center for Coooperation and Networking of Organizations” e financuar dhe monitoruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë bërë hapjen e panairit të prodhimeve bujqësore.
Ky panair është hapur pikërisht në Tetor-muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe produktet e ekspozuara janë nga fermeret gra të sektoreve të ndryshme.
Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, ka thënë se kjo drejtori me mundësitë që ka do të vazhdoj të përkrah të gjitha fermeret gra, andj ai ka bërë thirrje që të vizitohet ky panair.
“Vizita juaj në këtë panair që të njiheni nga afër me këto produkte, rritë përkrahjen ndaj fermereve gra që të merren edhe më shumë me kultivimin e produkteve të ndryshme”, ka thënë ai.
Panairi do të zgjas dy ditë. (14 dhe 15 Tetor). /2LONLINE/