Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se në bashkëpunim me organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore”, në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” organizojnë panairin tradicional me moton “Fuqizo Shtetin”.
“Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit. Panairi do të jetë i hapur nga sot, 16.02.2024, deri me datë 21.02.2024”,. thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit dhe Regjionit Lindje duke përfshirë edhe ata nga komunat Preshevë, Bujanovc, Likovë të jenë e pjesë e këtij panairi ku do të shohin për së afërmi produktet vendore. /2LONLINE/