Në lokalet e zyrës për të rinj në Bujanoc hapet solemnisht “ Info Biznes Qendra”, e projektuar nga organizata “Iniciativa Qytetare” në Beograd.
Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate qëllimi i kësaj zyre, Info Biznes Qendra, është ndihma dhe aftësimi i të rinjve të cilët janë pa punë.
Koordinatorja e projektit, Dejana Stefkovski deklaroi se ky projekt përfshinë njohurit dhe proaktivitetin e të rinjve drejt punësimit në cilinë morrin pjesë 15 pjesëmarrës nga Presheva Bujanoci dhe Vranja të cilët trajnimet dhe praktikat i kanë përfundua me sukses dhe janë pajisur me certifikata.
“Përmes projekteve e praktikave në ndërmarrjet private të cilat janë në kërkim të të rinjve të arsimuar dhe talentuar. Zyra është një derë e hapur e informimit dhe mbështetjes në kërkim të punës dhe rritje të mundësive për punësimin e të rinjve përmes përgatitjes paraprake, tha Nermine Aliu implemntuese e projektit për Titulli.com.
Info Biznes Qendra në Bujanoc do të jetë hapur dy ditë në javë të hënën dhe të enjten nga ora 10:00-14:00, ndërsa financiarisht është përkrahur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.
BURIMI: Titulli.com