Sonte në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është bërë hapja e ekspozitës së artistëve kamenicas në kuadër të Manifestimit Tradicional ”Lulëkuqet e Prillit”.
Në kuadër të kësaj ekspozite janë punimet e artistëve nga Kamenica: Adem Kqiku, Arbenita Kryeziu, Arta Llapashtica, Arianit Lakna, Dioneta Kabashi e Lirika Kastrati.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Behar Hyseni ka qenë i pranishëm përgjatë kësaj ekspozite, duke përshëndetur vullnetin dhe pjesëmarrjen e artistëve.
Ekspozita në fjalë do të qëndrojë e hapur deri me datën 30.04.2024. /2LONLINE/