Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” (ish Kampi “Casablanka”) në Suharekë të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/