Mjaftuan dy sezone të mira me Cosenzan në Serinë C dhe më pas në B për të bërë hapin e madh në karrierë, atë në Seria A të Italisë.
Kastriot Dërmaku tashmë është lojtar i Parmës, që ka afruar në skuadër qendërmbrojtësin e përfaqësueses shqiptare me parametër zero.
27-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë edicionin e kaluar me Cosenzan, duke u aktivizuar në 33 takime, 32 prej të cilave i nisi si titullar, dhe dukë shënuar një gol, atë të fitores minimale ndaj Spezias.
Një paraqitje e tillë nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen e klubeve italiane, por kalimi te Parma është një surprizë e vërtetë edhe për vetë futbollistin.
Gjithashtu Dermaku fitoi simpatinë e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, i cili e vendosi si titullar në sfidën ndaj Islandës, kjo ndikuar edhe nga mungesa e Mërgim Mavrajt.