Muriq përfundimisht te Galatasaray, e konfirmon agjenti i tij

Muriq përfundimisht te Galatasaray, e konfirmon agjenti i tij

Vedat Muriqi përfundimisht do ta shohim në ligën elitare evropiane për klube, Ligën e Kampionëve. Futbollisti i Kosovës brenda disa ditëve do të zyrtarizohet te 22 herë kampioni i shtetit turk, Galatasaray.

Kjo e fundit ka arritur marrëveshje me sulmuesin, i cili u ka kushtuar katër milionë euro plus një lojtar që do të shkoj si i lirë te Rizespor.

Agjenti i lojtarit, Haluk Canatar gjatë një konferencë për shtyp ka sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së prizrenasit.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Galatasarayn. Ne ua kemi dhënë fjalën atyre. Edhe Vedati po kërkon të transferohet te Galata. Nuk mund të shkelim fjalën tonë dhe të ndryshojmë marrëveshjen”, tha ai gjersa mësohet se shtatgjati besohet se do të ketë një pagë vjetore prej 1.7 milion eurove, e cila mund të rritet në 2.2 milionë në rast të sukseseve të lojtarit me klubin.

Theksojmë se për futbollistin më parë ka shprehur interesim edhe Fenerbahçe, Toulouse, Levante, celta Vigo si dhe Lazio.

KOMENTE