Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Anglisë, duke triumfuar sërish në pistën e Silverstone dhe vendosi rekord si piloti me më shumë tore në garën e shpejtesise (10 fitore).
Pavarësisht se e nisi në “pole position”, Valteri Bottas e mbylli në vend të dytë, duke kompletuar për herë të shtatë një podium dysh për Mercedes.
Ndërkohë që për Ferrarin e vetmja gjë pozitive janë paraqitjet e Charles Leclerc, i cili u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.
Gara e ardhshme është më 28 korrik, pas dy javësh, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimring.