DYLON

Formula 1, Red Bull mposht Mercedesin dhe Ferrarin

Formula 1, Red Bull mposht Mercedesin dhe Ferrarin
Avatar photo Elife Sherifi

Në Çmimin e Madh të Austrisë, i nënti në radhë për 2019-ën, triumfoi Max Verstappen.

Piloti holandez i Red Bullit zhvilloi garë spektakolare, duke parakaluar dy xhiro para fundit Charles Leclerc, që kryesoi garën nga starti e deri pak para përfundimit, por piloti i Ferrarit, që ishte shumë pranë suksesit të parë në karrierë, dështoi në momentin kulminant.

I treti e kaloi vijën e finishit Valteri Bottas, ndërsa pas tij mbërriti Sebastian Vettel me Ferrarin e tij.

EkoHigjiena

Zhgënjeu në këtë pistë Hamilton, që mbërriti në fund të garës thuajse 23 sekonda pas fituesit. Gjithsesi, britaniku i Mercedesit mbetet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 187 pikë, ndërsa ndjek shoku i tij i skuadrës, Bottas, me 157 pikë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.