Lojtarët hamdi namani dhe Marko Simonovski do të vazhdojnë të vishen barhd e kaltër pasi ata kanë vazhduar bashkëpunimin me FC Drita, i pari për 2 vite e tjetri për 1 vit.
“Klubi ynë FC Drita dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera. Namani është pjesë e klubit tonë tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Përndryshe, klubi poashtu ka bërë me dije se edhe marko Simonovski vazhdon tutje me Dritën.
“FC Drita dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin +1 vjet. Simonovski ka shënuar 18 gola në tri kompeticionet me klubin tonë në edicionin që lamë pas. Marko Simonvski bëhet kështu sulmuesi më i sukseshëm në dekadën e fundit te FC Drita, ku brenda një edicioni arrin të shënoj 18 gola”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/