Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në konferencën e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me president Fehmi Fetahun, prej të cilit edhe ka marrë ftesën dhe e cila ishte e organizuar po nga ky rrjet, ka njoftuar kreu i kësaj komune.
Sipas tij, në këtë ngjarje ishin prezent shumë afaristë e biznese nga të gjitha trojet shqiptare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosovës Lindore .
“Gjatë ekspozeut tim ritheksova të arriturat e Komunës së Vitisë në krijimin e kushteve për ambient biznesi, në veçanti krijimin e Parkut Industrial i cili tashmë është i gatshëm të presë investitorët”, ka thënë kryetari Haliti, që ka falënderuar organizatorin, Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me president Fehmi Fetahun. /2LONLINE/