Me rastin e përvjetorit të 18-të të fillimit të bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar sot qytetarët, nëpërmjet një deklarate për mediat.
“Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë zgjidhja e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të lirisë së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë të shënimit të këtij përvjetori të madh, kujtojmë me nderimin dhe respektin më të lartë institucional sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e të cilët edhe vunë themelet e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryetarit Haliti.