“Krahas fushës së tenisit, shtegut të atletikës e tabelës së shahut u rregullua edhe fusha e volejbollit me gomë te shkolla e fshatit në Smirë.
Edhe fusha e shkollës në Stubëll të Epërme ka marrë pamje të re për shkak se është rregulluar goma dhe ulëset në tribuna.
Në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë është punuar dhe po punohet në krijimin e hapësirave sportive qoftë në modernizimin e atyre ekzistuese apo në ndërtimin e hapësirave të reja”, ka shkruar në profilin e tij, në Facebook, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2LONLINE/