(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në një takim me përfaqësuesit e fshatrave, ka shprehur interesimin për të mbështetur iniciativat që vijnë nga këshillat e fshatrave në mënyrë që të shqyrtohen gjitha mundësit për realizim të projekteve nëpër ato lokalitete.
Haliti tha se është i interesuar po ashtu që të identifikohen problemet me të cilat përballen banorët e fshatrave dhe të pasqyrohet gjendja reale.
Që nga marrja e detyrës si kryetar I komunës, kam zhvilluar shumë takime me donatorë dhe kam shqyrtuar mundësit se çfarë mund të bëjmë bashkërisht për të ndryshuar gjendjen. Unë jam I vetëdijshëm që gjendjen më së miri e dini ju nëpër vendbanimet tuaja, andaj kërkoj që të kemi një bashkëpunim sa më të ngushtë”, tha Haliti.
Ai ka njoftuar përfaqësuesit e fshatrave se ka rrjedhur një iniciativë së bashku me mërgatën që të fillohet me aksionin fshati më i bukur. Përfaqësuesit e fshatrave prezent në këtë takim, paraqitën nevojat që kërkojnë zgjidhje, ndërkohë që për çështjen e mëditjeve për ta, kryetari Haliti shprehu gatishmëri për të rregulluar dhe të hyjnë në procedurë./2lonline/