Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë forumit “EverGreen Kosovo” prezantoi praktikat më të mira të komunës së Vitisë në fushën e mjedisit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ishte sot pjesë e panelit në forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilën është diskutuar mbi sfidat mjedisore dhe praktikat më të mira për zgjidhjen e tyre. Me këtë rast Haliti duke folur mbi angazhimin e Komunës së Vitisë, në fushën e mjedisit potencoi se problemet mjedisore nuk njohin kufij administrativ por se janë problem global që duhet zgjidhur bashkërisht.
Ai shtoi se kjo komunë pos që është angazhuar në pastrimin e ambientit të ndotur ajo ka shndërruar hapësirat prej deponive ilegale në parqe. Megjithatë ai tha se Komuna e Vitisë për një periudhë të shkurtër gjatë këtij viti në bashkëpunim me 1765 vullnetarët ka larguar 1643 thasë mbeturina si dhe 17 deponi ilegale.
Kryetari Haliti shtoi se mbrojtja e ambientit është prioritet për këtë komunë dhe për këtë në bashkëpunim me Organizatën Le’ts do it Kosova po punojnë edhe në vetëdijesimin e nxënësve në fushën e mjedisit.